E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

OBSH: Deri tani asnjë viktimë nga varianti Omicron/ Italia: Situata, jo alarmante

Organizata Botërore e Shëndëtesisë bëri të ditur se deri tani nuk është raportuar asnjë viktime nga Covid, si pasojë e variantit të ri Omicron.

 

Reklamë

Ishte vetë OBSH që e raportoi një gjë të tillë nëpërmjet një dokumenti teknik të hartuar mbi mutacionin e koronavirusit, në ditën kur pritet një mbledhje emergjente e Ministrave të Shëndetësisë së G7.

 

OBSH shton gjithsesi se nga të dhënat e para mendohet se Omicron ka probabilitet që të përhapet shumë më shpejt dhe kjo gjë mund të stimulojë një përhapje globale në kohë të afërt.

 

Më herët edhe virologet e njohur italiane kanë bërë të ditur se të paktën nga studimet e deritanishme mbi panoramen që Omicron ka treguar në Afrike, nuk mund të thuhet që ky variant ka pasoja më të rënda në organizëm në raport me variantet e njohura deri më tani.

 

Madje Franco Locatelli, drejtues i Këshillit Kombëtar të Shendetit në Itali i konsideroi të tepërta alarmet mbi Omicron dhe shtoi se te vaksinuarit jane te mbrojtu ne cdo rast dhe kunder cdo mutacioni te deritanishem.

Vazhdo të lexosh

Reklamë