E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

OBSH: COVID-19 mund të mos largohet kurrë

Koronavirusi mund të mos largohet kurrë dhe thjesht mund të bashkohet me viruset e tjera që vrasin njerëz në të gjithë botën. Kjo ishte deklarata e doktorit Ryan nga OBSH.

“Ky virus thjesht mund të bëhet një virus tjetër endemik në komunitetet tona dhe ky virus nuk mund të largojë kurrë. HIV nuk ka ikur.Unë nuk po krahasoj dy sëmundjet, por mendoj se është e rëndësishme që ne të jemi realist. Nuk mendoj se dikush mund të parashikojë kur ose nëse kjo sëmundje do të zhduket”, tha Ryan.

Reklamë

Ai tha se nëse do të kemi një vaksinë, atëherë ajo duhet të shpërndahet për të gjithë.

“Ne mund të kemi një goditje në eliminimin e këtij virusi, por që vaksina do të duhet të jetë e disponueshme, do të duhet të jetë shumë e efektshme, do të duhet të vihet në dispozicion të të gjithëve dhe ne do të duhet ta përdorim atë. Kjo sëmundje mund të shndërrohet në një problem afatgjatë.”

Megjithatë, e ardhmja e koronavirusit nuk ka pse të jetë gjithçka e dënuar dhe e zymtë, sipas epidemiologes së OBSH, Dr Maria Van Kerkhove.

“Trajektorja e këtij shpërthimi është në duart tona. Komuniteti global është bashkuar për të punuar në solidaritet”, tha Van Kerkhove gjatë konferencës së së mërkurës.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi se të gjithë duhet të kontribuojnë për të ndaluar këtë pandemi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë