E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

OBSH: 95% e pacientëve me koronavirus shërohen, maskat nuk iu shërbejnë të paprekurve

Walter Ricciardi, një specialist Italian, pjesë e OBSH-së deklaroi nëpërmjet një konferencë për shtyp në Romë se nuk ka nevoje për alarme të tepruara për koronavirusin.

 

Reklamë

“Është e drejtë që të mos e nenvlerësojmë këtë epidemic, mirëpo nuk duhet të kalojmë në pak. Po ju shpjegoj disa numra që nuk e bëjnë koronavirusin kaq të tmerrshëm: Në 100 persona të infektuar, 80 vetë sherohen spontanisht vetë, 15 kanë probleme serioze por krejtësisht të trajtueshme në ambjente spitalore, 5% kanë simptoma serioze ndërsa jo më shumë se 3% vdesin. Dhe për më teper duhet të sqarojmë se shumica e personave të vdekur rezultojnë me semundje të rënda kronike, deklaroi Doktor Ricciardi.

 

Ai shton se 95% e pacienteve të prekur nga koronavirusi shërohen dhe kjo është një e dhënë shumë shpresëdhenese.

Në fund edhe një koment mbi perdorimin e maskave:

 

Në këtë fazë, maskat e mbrojtjes nuk i shërbejnë njërezve që janë të shëndoshe dhe të paprekur, shtoi doktori i OBSH-se.

Vazhdo të lexosh

Reklamë