Më shumë se 50 për qind e njerëzve në Evropë, pritet të infektohen me variantin e ri të koronavirusit, Omicron, në dy muajt e ardhshem. Këtë konstatim e ka bërë drejtori rajonal për evropën i OBSH-së, Hans Kluge.

 

HANS KLUGE

DREJTORI RAJONAL PËR EVROPËN TË OBSH-SË

 

“omicron përfaqëson një valë të re të baticës perëndimore në lindje që përfshin 53 vende. Me këtë ritëm, Instituti për Vlerësimin e Shëndetit parashikon që më shumë se 50% e popullsisë në rajon do të infektohen në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme. Provat kanë treguar se Omicron është shumë më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit ose varianti Delta. Është gjithashtu më rezistent ndaj trajtimit me njerëz të vaksinuar plotësisht, më të prirur për t’u infektuar ose riinfektuar.”

 

Ky variant i virusit është bërë dominant në Evropë dhe për këtë arsye shumë vende kanë ashpërshuar masat.

 

Por kjo ka shkaktuar zëmërimin e qytetarëve të cilët kanë mbushur rrugët për të protestuar.

 

Mijëra njerëz u mblodhën në qytetet më të mëdha të  Gjermanisë për të kundërshtuar masat. Berlini , Këlni dhe Leipzigu u mbushën nga protestuesit që shprehen pakenaqësinë e tyre për vaksinikmin me detyrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *