E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Oboti, pa ujë e pa ushqime

Situata e përmbytjeve në fshatin Obot të Shkodrës vijon të jetë e përkeqësuar, ndërsa sipërfaqja që ndodhet në ujë arrin  mbi 2400 hektarë. Pjesa më e madhe e tokave të përmbytura është e mbjellë me kulturë bujqësore. Gjendja më e rënduar paraqitet në fshatin Obot, ku kalimi bëhet vetëm me mjete të larta të ushtrisë. Në këtë zonë janë rreth 90 familje të cilat janë të izoluara.

 

Ndërkohë ujësjellësi që furnizon fshatin, është jashtë funksionit. Në zonat e përmbytura janë imediate nevojat për bazë ushqimore për blegtorinë. Nga ana tjetër, Bashkia bën thirrje që të merren masa për furnizim me klor për dezinfektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. Situata e krijuar ne Shkodër është rezultat i shkarkimeve të mëdha nga Vau i Dejës, si dhe reshjet masive te shiut.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë