Zonat e Lezhës dhe të Vlorës kanë marrë frymë thellë në orët e funditg pasi niveli I ujit ka rënë ndjeshëm në raport me një ditë më parë.

Gjatë natës në Lezhë nuk ka pasur reshje dhe ka bërë që edhe niveli I ujit Drin të bjerë .

Uji është tërhequr nga shumë sipërfaqe tokash edh epër shkak të funksionimit të hidrovoreve.

Shqetësim ka pasur vetëm për reshqitje dherash në disa zona të Lezhës dhe Torovice.

Situatë e përmirësuar ndjeshëm edhe në qarkun e Vlorës, pasi lumi Vjosa kishte krijuar shqetësim të madh në disa fshatra.

Ndërkohe problemet më të mëdha vazhdojnë të jenë në disa zona të nënShkodrës.

Vecanërisht Oboti, pas shkarkimeve të hidrocentraleve është I gjiuthi I mbuluar nga uji, cka ka sjelle probleme te medha për banoret.lëvizja me mjetet e ushtrise ka qënë mënyra e vetme për të furnizuar familjet me nevojat bazike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *