Për herë të parë në Muzeun e Arsimit Kombëtar paraqiten objekte të Mësonjëtores së Parë Shqipe.

 

Stand up, Tonin Frroku, gazetar

“Leje zyrtare për hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe. Dëftesa e Mësonjëtores së Parë shqip si dhe dioma e Mësonjëtores së Parë Shqipe janë tre prej objekteve që paraqiten për herë të parë në Muzeun e Arsimit në Korçë.”

 

Objektet që paraqiten për herë të parë në ketë muze janë, leja e portës së lartë për hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe, dëftesa e shkollës së parë shqipe, si dhe diploma e kesaj shkolle. Gjithashtu në këtë Muze për herë të parë paraqiten kopjet e abetareve te përdorura në vitet e funksionimit të shkollës.

 

Për herë të parë në mjediset e këtij muzeu vizitorët do të kenë mundësinë të shikojnë abetaret e hartuara nga Kostandin Kristoforidhi në vitin 1872, abetarja shqip e shoqërisë së Stambollit në 1879  si dhe abetarja shqip e hartuar prej Sami Frashërit ne vitin 1886.

 

Në Muzeun e Arsimit Kombëtar për herë të parë paraqiten objektet e përdorura nga Thimi Marko njëri prej themeluesve të Mesonjtores së Parë Shqipe.

 

“Këto objekte ekspozohen për herë të parë dhe janë objektet e përdorura nga Thimi Marko, i cili ka qenë një ndër themeluesit e shkollës së parë shqipe. Dhe këtu për herë të parë paqaqiten shembuj të abetares të cilat u perdorën vitet e para të shkollës shqipe.”

 

Qyteti i Korçës ka 5 muze përfshi këtu Muzeun e Artit Mesjetar si dhe Muzeun e Arsimit Kombëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *