E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Objekt i dyshimtë pranë konsullatës ruse në Selanik, alarmohen autoritetet

Një objekt i dyshimtë pranë konsullës ruse në Selanik alarmoi jo pak autoritetet greke.

 

Një person ende i paidentifikuar la çantën e dyshimtë pranë institucionit dhe u largua me shpejtësi.

Mediat fqinje raportuan se objekti ishte neutralizuar me shpërthim të kontrolluar.

Reklamë

Policia është vënë në kërkim të personit që la çantën pranë konsullatës ruse.

 

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se objekti i dyshimtë është pikasur nga punonjësi i policisë në Konsullatë. Për shpërthimin e kontrolluar është ndjekur protokolli i evakuimit dhe kontrollit të zonës përreth ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë