Dikur dy vende armike, sot kërkojnë te normalizojnë e forcojnë raportet mes tyre. 41 vjet pas përfundimit te luftës se Vietnamit, presidenti amerikan Obama mbërriti ne kryeqytetin Hanoi per nje vizite treditore, qe siç tha ai, do te heqë çdo gjurme te Luftës se Ftohte. Ne konferencën e përbashkët me homologun Tran Dai Quang ai dha lajmin se Shtetet e Bashkuara do te heqin plotësisht embargon e eksportit te armeve ne Vietnam, qe zgjaste prej dekadash.

“Heqja e embargos se armeve bazohet ne dëshirën tone per te përfunduar nje proces te gjate, drejt normalizimit te raporteve me Vietnamin. Shitjet duhet te përmbushin disa kërkesa strikte, përfshire ato qe lidhen me te drejtat e njeriut, por ky ndryshim do te garantoje qe Vietnami te kete akses ne pajisjet e nevojshme per t’u mbrojtur”.

Obama sqaroi se heqja e embargos është pjese e nje bashkëpunimi me te gjere ne fushën e mbrojtjes dhe nuk është kundërpërgjigje ndaj rritjes se forcës se Kinës ne rajon. Megjithatë, Pekini ka shtuar pretendimet territoriale dhe Vietnami është nje nder ato vende te rajonit te Azisë Juglindore, qe ka mosmarrëveshje me te. Qëndrimi ne Vietnam eshte pjese e turneut aziatik te presidentit amerikan, qe do te udhëtoje edhe ne Japoni. Ai do te marre pjese ne samitin e vendeve me te industrializuara, G7, si dhe do te vizitoje Hiroshimën.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *