Një ditë pas sulmeve terroriste në Bruksel, që i morën jetën 34 personave dhe u plagosën 260 të tjerë, presidenti amerikan Barak Obama, deklaroi se lufta për shkatërrimin e ISIS është prioriteti kryesor në agjendën e tij. Këto komente Obama i beri nga Argjentina ne kuadër te turit te tij ne Amerikën Latine.

“Ne do të luftojmë ISIS deri në çrrënjosjen e plotë të tij nga Siria dhe Iraku. Ne sulmet e tyre ata vrasin këdo dhe myslimanet. Po manipulojnë mendjet e të rinjve anembanë botes. Nuk ka çështje më të rëndësishme në agjendën time se shkatërrimit i tyre. Por çështja qëndron se si do të përballemi me ta në një mënyrë të mprehte”.

Sipas analisteve kur flet për taktika te mprehta, presidenti amerikan nënkupton një strategji të Agjencive të Inteligjencës, të cilët së pari duhet të parandalojnë sulmet e reja, por dhe luftën ndaj terrorizmit, duke shmangur bombardimet masive qe do te kishin nje efekt te kundërt, pasi do te rrisnin rekrutimet ne radhe te ISIS.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *