E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Obama: Të bashkohemi kundër Trump

Tashme qe Hillary Clinton pret zyrtarizmin e kandidimit per Shtëpinë e Bardhe, per presidentin amerikan Barak Obama e rëndësishme është qe demokratet te jene te bashkuar kundër rivalit republikan Trump. Nje thirrje per unitet ai e beri gjate nje interviste ne nje emision televiziv, ku vlerësoi edhe rivalin e ish-sekretares se shtetit.

Barak Obama: Bernie Sanders solli energji dhe ide te reja. Ai e beri Hillarin nje kandidate me te mire. Shpresoj qe ne javët e ardhshme ne do te bashkohemi.

Obama pritet te takoje Sanders kete te enjte e me pas te mbështesë zyrtarisht Clinton. Duke iu rikthyer komenteve per Turmp, shefi i Shtëpisë se Bardhe tha se SHBA i duhet nje sistem i shëndetshëm dypartiak.

Barak Obama: Roli kryesor qe kam ne kete proces është t’u kujtoj amerikaneve se kjo është nje pune serioze. Nuk eshte reality shoë, ka vendime per t’u marre dhe ka pune per t’u bere.

Reklamë

Me heret Obama kishte deklaruar se nuk beson qe multimiliraderi Trump ka cilësitë e duhura per te qene president i ardhëm i SHBA, apo per te mposhtur nje kundërshtar demokrat.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë