E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Obama, takim me vendet e Gjirit Persik

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit Persik, do te bashkëpunojnë ne luftën kundër Shtetit Islamik dhe per ta kthyer Lindjen e Mesme ne nje rajon te qëndrueshëm.  Deklarata eshte bere nga presidenti amerikan Barak Obama, ne mbyllje te takimit te gjashte vendeve anëtare te Këshillit te Bashkëpunimit te Gjirit ne Riad te Arabisë Saudite. Obama kërkoi qe këto vende te ulin tensionet sektariane ne përpjekje per te përballuar kërcënimin e xhihadisteve te ISIS.

Barak Obama: Une konfirmoj politiken amerikane per te perdorur gjithcka per te siguruar interesat tona ne rajonin e Gjirit Persik dhe per te përballuar agresionin e jashtëm kunder aleateve dhe partnereve tane. Pper Sirinë nevojitet nje zgjidhje politike. E vetmja mënyrë për të dalë nga kriza është përmes një qeverie tranzicioni dhe largimit të presidentit Bashar al Assad.

Megjithate, Obama pranoi se mes Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve te tij ekzistojnë mosmarrëveshje teknike për Iranin, qe keto vende e shohin si rival destabilizues në rajon. Shefi i Shtepise se bardhe tha se pavarësisht marrëveshjes bërthamore me Teheranin, SHBA do te vazhdoje te kete shqetësime per sjelljen e Iranit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë