E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Obama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Miçigan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Flint të Miçiganit, pas nivelit të lartë të ndotjes në ujin e pijshëm. Masa është marrë pas përqindjes së lartë të plumbit në ujë, që mendohet të jetë shkaktuar gjatë ndërrimit të tubacioneve. Që prej tetorit të vitit të kaluar, qytetaret e Miçigan u ankuan për ngjyrën e ujit të pijshëm dhe erës që ai mbante. Shumë prej tyre, ankoheshin dhe për dhimbje koke e marramendje. Me hyrjen në fuqi të gjendjes se jashtëzakonshme, Uashingtoni lëvron 5 milion dollarë fonde, për të përballuar këtë situate.

Vazhdo të lexosh

Reklamë