Subscribe

Me shqetësimin se botes i kanoset rrezik nga terrorizmi bërthamor, pjesëmarrësit ne samitin per sigurinë nukleare ne Uashington ne përfundim te tij premtuan rritjen e vigjilencës. Synimi është qe te mos lejojnë Shtetin Islamik te zotëroje materiale per krijimin e nje bombe bërthamore.
“Nuk ka aspak dyshim se nëse këta te çmendur do te kene ne dore nje bombe bërthamore apo material bërthamor, do ta përdornin ate per te vrare sa me shume njerëz te pafajshëm. Kjo gje do te na e ndryshonte boten. Materiali radioaktiv duhet te jete i sigurte. Stoqet e plutoniumit po rriten, arsenalet bërthamore po zgjerohen ne disa vende”.
Presidenti amerikan kërkoi me shume bashkëpunim mes shërbimeve te inteligjencës dhe sigurisë per te shmangur sulmet terroriste, veçanërisht ato ku mund te përfshihen arme te shkatërrimit ne mase. Ne samit mungoi presidenti rus Putin, por Obama kritikoi Rusinë per progres te ngadalte ne reduktimin e armatimit bërthamor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *