E enjte, 1 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Obama në fushatë për Harris, Trump: Biden e ktheu vendin në kosh mbeturinash për emigrantët

FILE - This combination of images shows Republican presidential nominee former President Donald Trump and Democratic presidential nominee Vice President Kamala Harris at separate campaign events Wednesday, Oct. 23, 2024, in Duluth, Ga., and Aston, Pa., respectively. (AP Photo/Alex Brandon, left, Matt Rourke, File)

Kandidatja e demokratëve kamala Harris u shfaq për  herë të parë në fushatën e saj në Xhorxhia   së bashku me ish-presidentin e SHBA-ve Barack Obama.  Në fjalën e saj  ajo e vuri theksin tek shëndetësia.

“E jona është një luftë për të ardhmen .Unë vij nga klasa e mesme dhe nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Kujdesi shëndetësor duhet të jetë një e drejtë dhe jo vetëm një privilegj për ata që mund ta përballojnë atë. Donald Tramp ende refuzon të pranojë dhimbjen dhe vuajtjen që ka shkaktuar … grave u mohohet kujdesi gjatë abortit”, tha Harris.

Reklamë

Ish-presidenti amerikan Barack Obama e cilësoi kandidatin republikan si një  rrezik për SHBA-të.

“Sjellja e çrregullt e Trumpit është bërë aq e zakonshme sa njerëzit nuk e marrin më seriozisht. Vetëm për shkak se ai sillet si budalla nuk do të thotë se presidenca e tij nuk do të ishte e rrezikshme. Kamala ka një plan për ta bërë jetën tuaj më të mirë”, u shpreh ish-presidenti.

Ndërkohë kandidati republikan Donald Trump deklaroi në Arizona se me ardhjen e tij në pushtet  do te zgjidhe problemin e emigranteve

“Dhe mesazhi im sot është shumë i thjeshtë. Pushtimi i emigrantëve të Kamalës, që na është dhënë për shkak të paaftësisë së madhe, e skualifikon atë që as të mendojë për të qenë presidente. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë. Asnjë person që është përgjegjës për kaq shumë gjakderdhje dhe vdekje”, tha Trump.

Ish-presidenti amerikan tha se vendi është shndërruar në një kosh mbeturinash për shkak të politikave të emigracionit të  administratës Biden. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë