Ndërsa rivalet per kreun e Shtëpisë se Bardhe ne te dyja kampet po behen gati per zgjedhjet ne Karolinen e Jugut, presidenti amerikan Barack Obama ka lëshuar kritika ndaj kandidateve republikane. Duke folur ne nje samit ekonomik ne Kaliforni, Obama shigjetoi veçanërisht multimiliarderin, Donald Trump.
“Nuk besoj se Trump do te behet president, sepse te jesh president eshte nje pune serioze, nuk është si te drejtosh nje talk show apo reality show, nuk eshte marketing, por eshte e vështire. Dhe arsyeja qe nuk e besoj ta shoh Trumpin president është se une kam shume besim tek populli amerikan”.
Por Trump ia ktheu me te njëjtën mënyre, duke deklaruar se eshte kompliment te kritikohesh nga nje president qe i ka bere kaq shume deme vendit.
Gjate fjalimit te tij Obama kritikoi kandidatet republikanet edhe per qëndrimin e tyre problematik per myslimanet dhe per ndryshimet klimatike. Këto dy çështje, sipas tij, kane shqetësuar edhe vëzhguesit e huaj. Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave, Trump vazhdon te jete kandidati me i favorizuar ne kampin republikan per zgjedhjet presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *