Presidenti amerikan Barak Obama ka ironizuar deklaratat e kandidatit republikan Donlad Trump për femrat, duke thënë se më këtë qëndrim ai nuk do të pranohej të ishte as si punonjës i rrjetit të dyqaneve “Seven eleven”. Këto komente kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka bërë gjatë një tubimi elektoral pro-Klinton në Karolinën e Veriut.

“Në ndodhemi përballë një situate ku kandidati për president bën disa deklarata për femrat, të cilat nuk do të toleroheshin as për një aplikant të rrjetit të dyqaneve “Seven eleven”. Fakti është se ne dëgjojmë persona të thonë se nuk jemi dakord me të, jemi absolutisht kundër, por nga ana tjetër vijon mbështetja dhe disa mendojnë se ai duhet të jetë president. Për mua kjo është diçka e pakuptimte”.

Presidenti Obama u kërkoi republikanëve ta braktisin kandidatin e tyre, duke e cilësuar atë si të padenjë për të drejtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë sondazhet të tjera, këtë radhë i qendrës kërkimore Prri dhe The Atlantik, rikonfirmojnë diferencën e thellë prej 11 pikës të kandidates demokrate Hillari Klinton përballë rivalit të saj multimiliarderit Trump. Mes dy garuesve do të ketë dhe një debat të tretë televiziv.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *