E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:40 Në vijim ora 02:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Bota

Obama e Putin bisedime për Sirinë

Pas kërcënimeve te kryeministrit rus Medvedev per rikthimin e luftës se ftohte, Rusia dhe SHBA kane dhënë sinjale te ç’tensionimit te situatës. Presidenti amerikan Obama dhe homologu rus Putin zhvilluan nje bisede telefonike, ku theksuan nevojën e dialogut dhe bashkëpunimit diplomatik e ushtarak për çështjen siriane. Synimi është zbatimi i armëpushimit te arritur ne bisedimet e Mynihut dhe shpërndarja e ndihmave per civilet e bllokuar. Sipas nje deklarate te Kremlinit, Putin ka theksuar rëndësinë e organizimit te nje fronti te përbashkët kundër Shtetit Islamik. Rusia ka pranuar te ndale bombardimet por jo per grupet terroriste dhe per kete çështje do te zhvillohen bisedime me palen amerikane gjate javes se ardhshme. Ajo eshte kritikuar vazhdimisht se po shënjestrën grupet opozitare siriane.
Edhe forcat turke kane vijuar sulmet ndaj pozicioneve te luftëtareve kurdë ne veri te Sirisë, qe besojnë se kane lidhje me partine e punëtoreve te Kurdistanit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë