Donald Trump përben nje kërcënim per ëndrrën amerikane dhe Hillary Clinton është shansi i vetëm per ta shpëtuar ate. Ky ishte thelbi i fjalimeve ne diten e trete te konventës se demokrateve, ku Clinton mori mbështetjen e presidentit Barack Obama. Ai nuk nguroi ta cilësonte rivalin e saj Trump nje demagog, ndersa përsëriti se Clinton është kandidatja me e kualifikuar.

“Amerika ka ndryshuar gjate viteve. Por vlerat qe me kane mësuar gjyshërit nuk jane zhdukur. Ato janë me te forta se kurrë, e mbahen gjalle nga anëtaret e çdo partie, çdo race, çdo besimi. Kjo është arsyeja se perse çdokush qe kërcënon vlerat tona, qofshin fashiste apo komuniste, xhihadiste apo demagoge, gjithnjë do te dështojnë ne fund.”

Edhe zv/presidenti Joe Biden, ish kryebashkiaku i New Yorkut Bloomberg dhe kandidati per zv/president Tim Kaine mbajtën fjalime ne konvente.

Ai po përpiqet te na thotë se kujdeset per klasën e mesme. Ai nuk e ka idenë se çfarë e ben Amerikën te madhe. Ai eshte përpjekur te sjelle përçarje ne Amerike per përfitimet e veta.”

Tashme pritet qe Clinton te pranoje formalisht kandidaturën. Sipas sondazhit te fundit te agjencisë Reuters, Trump kryeson me dy pike kundrejt rivales demokrate.

Trump

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *