Subscribe

Deri ne momentin kur mbështetësit e kandidatit republikan per president Donald Trump u përplasen me nje grup protestuesish, kundërshtare te tij ne Çikago kete te premte, fushata presidenciale ne SHBA kishte vijuar e qete. Por pas ketij incidenti, qe çoi ne anulimin e tubimit te parashikuar te Trump, shefi i Shtëpisë se Bardhe u beri apel kandidateve te shmangin tensionet.
“Kandidatët per president nuk duhet të bazohen tek fyerjet dhe sigurisht as tek dhuna kundër amerikanëve të tjerë. Ata qe garojnë per Shtëpinë e Bardhe duhet te fokusohen si te përmirësohen, dhe jo te fyejnë, tallin dhe te fabrikojnë fakte, apo te sjellin përçarje persa i përket races dhe besimit”.
Trump ka qene me i sulmuari nga rivalet e tij per retoriken nxitëse. Sipas raportimeve përplasjet ne Çikago ku u arrestuan 5 persona, fillimisht u nxiten nga mbështetës te tij. Policia ndërhyri edhe ne nje tubim ne Kansas City, ku Trump u detyrua te ndërpriste disa here fjalimin dhe kerkoi qe te arrestoheshin protestuesit. Por pavarësisht këtyre incidenteve dhe humb jeve ne Washington DC dhe Wyoming, Trump mbetet favorit ne garen e republikaneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *