Subscribe

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e efektivit Çaush Saliasi, i cili u qëlluar me armë zjarri nga kolegu i tij Ludian Zaimi.

 

Vrasja ndodhi pak minuta para se efektivët të merrnin turnin e tretë të shërbimit. Mësohet se dy kolegët patrullonin bashkë gjatë shërbimit. Ndërkohë që po prisnin ndarjen e zonave policet u përplasen verbalisht, ku më pas 25 vjeçari nxori armën e shërbimit dhe qëlloi me 6 plumba ku për pasojë 55 vjeçari gjeti vdekjen.

 

Kolegët e tjerë nuk munden që të parandalonin konfliktin, por menjëherë pas kësaj ata morën mjetin e policisë dhe e dërguan drejt spitalin të Traumës. Për shkak të plagëve, Saliasi nuk mundi dot të mbijetoje.

 

Referuar dëshmisë paraprake, mësohet se i riu tha se ishte vazhdimisht nen presion nga kolegu i tij. Ata prej kohësh kishin përplasje dhe debate, por këto konflikte asnjëherë nuk ishin përcjellë tek eprorët. Polici 25-vjeçari shtoi se ndihej i bullizuar nga kolegu i tij duke i thene shpesh; “o qorr”. Autori kishte 1 vit e gjysmë në radhët e policisë, ndërsa viktima kishte 25 vite karrierë.

 

Hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Policisë vijojnë ende, ku pritet të merren dëshmitë e familjarëve dhe kolegëve të tjerë.

 

Një pikëpyetje ngrihet nëse i riu kishte probleme të shëndetit mendor, por ky version ende nuk është konfirmuar nga policia.

 

Ludian Zaimi njihej si person i qetë dhe i mbyllur me kolegët e tjerë. Ndaj është komunikuar akuza e vrasjes me dashje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *