Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e dhunimit të një vajze të mitur 6 vjeccare në Kamëz.

Babi i saj 27-vjeçari R.K. i cili është arrestuar, e ka dhunuar duke e rrahur me thupër si dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit.
Fëmija me dt.28 ora 19:00, ka përfunduar në spital tek Trauma. Mjeket kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë ku këta të fundit kanë vënë në pranga babanë e të miturës.

Mësohet se prindërit e vajzës kishte 6 vite që ishin ndarë, ndërsa prej një muajsh kishin nisur një bashkëjetesë.
Bëhet me dije se vajza merrte të ëmën në telefon duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e dhunës. Nga ana e saj edhe nëna e vajzës ka pranuar se ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj. Ajo ka thënë se 27-vjeçari e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar por sipas saj mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli. Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e drogës ndaj dy prindërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *