Deputeti i PD-së, Flamur Noka, përdori termin “injorant” ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë kohës që ky i fundit kishte fjalën në sallë.
Si pasojë, Balla kërkoi ndërprerjen e seancës plenare deri sa Noka të largohej nga salla, ndërsa kryetari i Kuvendit vendosi 10 minuta pushim për qetësimin e situatës.
Debati nisi pas përplasjes së demokratëve me socialistët për kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokat Populli. Deputetët e PD-së e quajtën Shabanin “lepur i Surrelit” dhe kërkuan përjashtimin e tij nga lista. Gjatë fjalës së tij, Balla iu drejtua demokratëve duke thënë: “Kur të flisni për lepuj, duhet të flisni dhe për zagarë.”
Në këto momente, Noka ndërhyri dhe e quajti Ballën “injorant”.
Balla kërkon ndërprerjen e seancës.
/vizionplus.tv





