Kryesocialisti Edi Rama gjatë vizitës së tij në qarkun e Gjirokastrës është ndalur të martën në mbrëmje në qytetin e Tepelenës.
Gjatë fjalës së tij disa nga pjesëmarrësit filluan të thërrisnin: “O Edi, o hero, Tepelena ty të do”. Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit duke bërë batutë me qytetarët, duke kërkaur që thirrje të tilla bëjnë vetëm ata të kampit kundërshtar.
Ndërsa “ngacmoi” kandidatin për deputet Tërmet Peçi, duke i thënë se thirrje që përdoren në mitengjet e kënetës nuk duhen përdoriur në takimet e socialistëve.
“Jo, jo nuk e dua këtë, Kjo nuk është e jona. Keni gjithë këta mjeshtra të fjalës dhe poezish dhe merrnin kopjoni ata që janë në opozitë. S’keni faj ju, e ka fajin Tërmeti. Tërmet këtu respektohet e drejta e autorit, nuk e duam atë autor. Ato janë mitingje kënetash, ne jemi këtu të gjithë të barabartë, jemi të gjithë një. Unë nuk jam heroi juaj, jam kali që keni zgjedhur të tërheqë karrocën”, tha Rama.





