E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 19 minuta më parë
Bota

“NYT”: Pence, kandidat për president

New Yourk Times ka publikuar një artikull ku thuhet se Mike Pence do të kandidojë për President në garën e ardhshme presidenciale. E përditshmja amerikane shkruan se disa republikanë kanë nisur një fushatë të fshehtë, me supozimin se Donald Trump nuk do të kandidojë sërish.

 

Por Zv/Presidenti amerikan e ka përgënjeshtruar  lajmin duke  e cilësuar madje edhe ofendues. Numri dy i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se kjo është nje përpjekje për të përçarë administratën, madje ka shtuar se do te përpiqet per rizgjedhjen e Donald Trump si president në 2020.

 

Reklamë

“Populli amerikan e di që unë nuk mund të isha më I nderuar sesa kaq, që jam duke punuar me një president që është duke e bërë Amerikën të mrekullueshme sërish.”- ka shkruar Pence në Twiter.

 

Lajmin e hodhi poshtë edhe këshilltarja e lartë në Shtëpinë e Bardhë, Kellyanne Conway, e cila tha se bëhej fjalë për një trillim të pastër. Sipas gazetës New York Times, problemet në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë hetimet për bashkëpunim të mundshëm mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë, kanë nxitur disa republikanë të ndërmarrin hapa të parakohshëm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë