E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nxitja e turizmit lokal/ Kryeqytetet e rajonit me plan të përbashkët

Tirana mbetet vendi i parë, që turistët e huaj vizitojnë pasi mbërrijnë në Shqipëri, dhe në këtë periudhë vitin e shkuar, kryeqyteti ishte mbushur me vizitorë. Por pandemia ka bërë që numri të jetë shumë herë më i vogël. Drejtoresha e Turizmit për Tiranën, Mirela Kocolloari pohon se këto kushtet e krizës së shkaktuar nga virusi është menduar që kryeqytetet e rajonit të zbatojnë një plan të përbashkët në funksion të nxitjes së turizmit lokal.

Në kryeqytet, vizitorët mund të zgjedhin mes një morie destinacionesh, por edhe atraksionet e turizmit të gjelbër në periferi.

Për të nxitur dhe rritur vizitueshmërinë në muze, por edhe në monumentet e tjera të kulturës, Ministria e Kulturës ka përgjysmuar çmimet e biletave.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video