Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj prezantoi këtë të mërkurë në komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë projektligjin “Për nxitjen e punësimit”.

 

Ministrja theksoi se projektligji ka për qëllim rritjen e punësueshmërisë së forcave të punës nëpërmjet ofrimit të shërbimeve dhe programeve publike të punësimit dhe vetëpunësimit, si dhe formimit profesional.

 

“Në këtë projektligj është parashikuar krijimi i institucionit përgjegjës përpunësimin dhe aftësimin (sot Shërbimi Kombëtar i Punësimit), si një njësi, e cila do të mbledhë në një dhe do të rikonceptojë sipas praktikave më të   miramodernizimin e zyrave të punës, sistemin e shërbimeve të punësimit, programet e nxitjes së punësimit dhe ofertën e përmirësimit të aftësive gjatë gjithë ciklit të jetës”, u shpreh Denaj.

 

Ministrja informoi deputetët se projektligji parashikon krijimin e  Fondit Social të Punësimit, në formën e një fondi financiar publik që administrohet nga Bordi i Administrimit të Fondit.

 

“Burimi i financimit të fondit do të jetë kontributi I punëdhënësve të cilët nuk punësojnë 1 person me aftësi të kufizuar për çdo 49 punonjës të punësuar të tyre   dhe në këtë rast janë të detyruar të derdhin një kontribut për llogari të Fondit   Social të Punësimit, në masën e 50%  të pagësminimale në shkallë vendi, për çdo muaj, për çdo person me aftësi të kufizuara, që ai duhet të kishte punësuar. Të ardhurat e mbledhura do të përdoren për programeqë synojnë punësimin, vetëpunësimin, rehabilitim për punë, aftësim dhe riaftësimprofesional, orientim   dhe këshillim për punësim, shërbime mbështetëse, si dhe përshtatjen e arsyeshme në vende pune të këtyre personave”, shpjegoi ministrja Denaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *