Subscribe

Kur ka mbetur një muaj nga përfundimi i mësimit, shkollat urdhërojnë nxënësit per te dorëzuar te dhënat personale te prindërve. Nuk behet fjale per gjeneralitete te zakonshme te cilat shkollat i kane, por kësaj here kërkohet edhe numri personal i kartës se identitetit te prindërve.

 

Ky është formulari qe çdo mësues kujdestar duhet te plotësoje per nxënësit e tij deri ne datën 10 maj. Ndërsa prindërit jane njoftuar nga shkollat përmes telefonit, por pa sqaruar arsyen e kësaj kërkese te çuditshme.

 

Jashtë kamerës mësuesit thonë se duhet te zbatojnë urdhrin e Drejtorisë Arsimore, per te cilin kane vene ne dijeni prej ditësh edhe nxënësit.

 

Ne lidhje me ketë kërkese te Ministrisë se Arsimit ka reaguar Partia Demokratike. Opozita e cilëson nje veprim antikushtetues, ndërsa i bën thirrje organeve kompetente te hetoje ne lidhje me ketë shkelje te ligjit. Kryetarja e Komisionit te Arsimit Albana Vokshi, thotë se te dhënat personale i duhen qeverise per manipulimin e zgjedhjeve, ndërsa iu ben apel prindërve te mos i japin,  pasi cenohet siguria e tyre.

 

Ndërkohe Ministria e Arsimit e kontaktuar nga Vizion Plus thotë se këto te dhëna kërkohen per llogari te Agjencisë Kombëtare te Shoqërisë se Informacionit. Ministria mohon qe te dhënat te përdoren politikisht,  ndërsa sqaron se numri personal i kartës se identitetit  nuk është i detyrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *