E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nxënësit rikthehen në shkollë/ Kushi falenderon mësuesit: Jeni heronj të vërtetë!

Sot rinisi arsimi parauniversitar. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar në “Facebook” disa foto nga rifillimi i procesit mësimor, krahas së cilave shkruan se besimi për rikthimin e shpejtë në normalitet sa vjen e rritet.

 

Reklamë

Ajo ka falenderuar veçanërisht mësuesit, për të cilët tha se falë sakrificës kanë treguar se janë heronj të vërtetë.

 

“Sot, në të gjithë vendin ka rinisur procesi mësimor sipas skenarit të parë në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, ku çdo gjë ka ecur sipas parashikimeve dhe duke respektuar rregullat e higjenës dhe distancimit fizik. Fatmirësisht besimi për rikthimin e shpejtë në normalitet sa vjen e rritet. Mirënjohje pa kufi për të gjithë nxënësit dhe prindërit, por sidomos për mësuesit tanë, të cilët falë sakrificës e përkushtimit të pashoq kanë treguar se janë heronj të vërtetë në një kohë kaq të vështirë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë