E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Nxënësit në fshat s’kanë internet, mësimi online është dështim”

Ndërsa prezantoi vendimin për shkollat një ditë më parë, ministrja e arsimit Besa Shahini nuk e fshehur entuziazmin se 97 % e nxënësve sipas saj, kanë akses në mësimin online.

Por ekspertë te arsimit e konsiderojnë mësimin virtual si një dështim duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e nxënësve nuk kanë internet apo telefon, sidomos ata që banojnë në zonat rurale.

Një zgjidhje efektive do të ishte ndarja e javës në ditë të caktuara për klasat e ndryshme, për të zhvilluar mësimin në shkollë nën masa të rrepta të higjenës dhe distancës sociale.

Sipas Mehmetit, edhe anulimi i provimeve të lirimit të klasës së 9, ishte një vendim i gabuar.

Më shumë video

Reklamë