E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Nxënësit mbjellin pemë në Laprakë, Veliaj: Së shpejti nisin punimet për terminalin verior të autobusëve

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Andrea Stefani” në Laprakë iu bashkuan fushatës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve. Erion Veliaj tha se në këtë lagje tashmë ka një park të ri, i krijuar si rezultat i pemëve të mbjella nga bashkia përpara 2-vjetësh.

“Këtu jemi te fusha e pallateve “Malajzane”. Siç e shikoni, shumë nga pemët që kemi mbjellë para 2-3 vitesh, tashmë kanë hedhur shtat. Jemi në fazën kur nga një park, le të themi spontan, mund ta kthejmë në një park të rregullt. Do të presim të mbarojë stina e mbjelljeve dhe shirave, që gjatë verës të merremi me konturimin e parkut, për ta kthyer këtë hapësirë, nga një hapësirë transit, ku njerëzit thjesht kalojnë nga një lagje tek tjetra, në destinacion, ku njerëzit vijnë me arsyen kryesore për të kaluar kohë cilësore në park”,  tha Veliaj.

Reklamë

Duke u ndalur te projektet e reja, Veliaj njoftoi se shumë shpejt do të nisin punimet për Terminalin Verior të autobusëve.

“I kemi kaluar të gjitha fazat me zaptuesit, pretenduesit, me lloj-lloj personazhi, që është afruar për ta marrë atë tokë. Toka është e bashkisë, ne i kemi fituar ato beteja. Gjykatat kanë dhënë verdiktin final. Dua bashkëpunim maksimal dhe mirëkuptim, që të mos e bllokojmë më qytetin. Ndryshe, vetëm vonohemi, se punët gjithsesi do ndodhin”,  u shpreh kryebashkiaku.

Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi gjithashtu se ky projekt do t’i shërbejë jo vetëm udhëtarëve, por edhe banorëve të zonës. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë