Subscribe

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari” bojkotuan sot dy orët e para të mësimit, pasi prej më shumë se 2 vitesh e gjysmë ata mësojnë në shkollën “Betim Muço” për shkak të dëmtimeve që shkolla e tyre pësoi gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.

 

Fëmijët tregojnë se kanë shumë vështirësi dhe se nuk mund të përqendrohen mjaftueshëm për shkak të turnit të dyrtë që bëjnë.

 

“Nuk shtyhet më shkolla pasdite. Na ikën e gjithë dita, as në mëngjes, as në darkë në shkollë. Është shumë e vështirë dhe nuk ia dalim dot. Në 8 ikim në shtëpi të gjithë ngaqë e kemi shumë vonë shkollën. Kur dalim nga shkolla prindërit i kemi në punë dhe ska kush na çon në shtëpi.”

 

Prindërit e shohin me shumë shqetësim këtë situatë dhe kërkojnë që fëmijët e tyre të bëjnë mësim normalisht.

 

“Eshtë jo e vështirë, por tepër e vështirë për ne dhe fëmijët gjithashtu. çantat peshojnë shumë, fëmija im në atë shkollë nuk ka të drejtë të lërë asgjë sepse vetëm bankën ka. E ka të vështuirë për orarin që ka. Ata kanë rënë nga mësimi, nuk mësojnë, se luajnë dhe lodhen. Nëse shkojnë që në mëngjes ata dalin të parët.”

 

Rreth 600 nxënës të shkollës “Musine Kokalari” bëjnë mësim nga ora 14 në orën 20:00 që pas tërmetit të vitit 2019 në shkollën “Betim Muço”.

 

Projekti për ndërtimin e shkollës së prishur ka përfunduar, por deri më tani nuk ka nisur asnjë punim. Bashkia e Tiranës sqaroi se është aplikuar për leje ndërtimi dhe pritet që punimet të nisin brenda pak ditëve.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *