E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

VIDEO/ Sherr mes gjimnazistëve te “Sami Frashëri”

Një konflikt mes disa gjimnazistëve të “Sami Frashërit” ka ndodhur pasi kanë mbaruar mësimin në drekë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se tre prej tyre kanë qenë të ulur në një kafe aty pranë dhe krejt papritur janë ngritur dhe kanë kapur një djalë që ecte në rrugë, duke e pyetur me emër nëse ishte personi që kërkonin dhe menjëherë kanë nisur ta gjuajnë me grushte dhe sende të tjera.

Reklamë

Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është lënduar rëndë dhe kanë marrë mjekim. Dyshohet se 3 djemtë kanë ngatërruar objektiv, pasi kishin në plan të rrihnin një tjetër person.

Djali, i cili dyshohet se do të rrihej nga djemtë është gjetur për t’u pyetur dhe sqaruar për çfarë është konflikti mes tyre.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë