Mësimi plotësues në shkolla konsiderohet i nevojshëm nga një pjesë e nxënësve. Sipas tyre përsëritja e disa temave të cilat i kanë bërë online apo kanë hasur vështirësi, është në dobi të plotësimit të njohurive.

Por shtyrja e vitit të ri shkollor për periudhën e konsultimeve, duket se nuk është përkrahur nga të gjithë nxënësit.

“Bëmë përsëritje nga klasa e nëntë, në biologji. Hajt më, edhe mund të na ndihmojnë keto perseritje.”

“Bëmë mësim, biseduam si e kaluam verën. Nga përsëritjet që bëmë unë ca gjëra i dija, se janë nga viti i kaluar dhe i dija.”

Nga ana tjetër, ekspertët e arsimit e shohin me dyshim këtë fazë mësimi plotësues, duke argumentuar se mungon një analizë se në cilat çështje nxënësit kanë hasur pengesa.

Sa i përket kompensimit të orëve shtesë të punës së mësuesve, është ende e paqartë se si do të realizohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *