Të gjithë nxënësit e shkollave që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntori do të zhvendosen në shkollat pritëse.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini teksa inspektoi nga afër shkollën e dëmtuar 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Marikaj, beri te ditur se nxënësit do të zhvendosen ne shkollën 9-vjeçare “Marqinet”.

 

Transporti i femijeve është siguruar nga zyra vendore arsimore e vorës dhe do të shoqërohen nga mësuesit.

 

Ministrja sqaroi se çdo shkollë ka një plan të detajuar për mbrojtjen ndaj dukurive natyrore, siç është tërmeti.

 

Objektet nderkohe janë inspektuar dhe po verifikohen sërish për shkak të pas-goditjeve të tërmetit, për të garantuar siguri të plotë për nxënësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *