Rreth 80 nxënës të fshatit Kllobçisht në Njësinë Administrative Maqellarë në Dibër kanë braktisur këtë të martë procesin mësimor. Shkak është bërë një vendim për mbylljen e shkollës dhe transferimin e nxënësve në fshatin Kërçisht.
Prindërit e nxënësve e kundërshtojnë këtë lëvizje të fëmijëve të kërkuar nga Zyra Vendore Arsimore Dibër. Ata shprehen se nuk mund të lejojnë që nxënësit e klasës së parë të transferohen atje përsa kohë shkolla në Kllobçisht ofron të gjitha kushtet për të mësuar.
Prindërit kërkojnë që shkolla të vazhdojë të qëndrojë funksionale për shkak se është fshati që ka numrin me të madh të nxënësve./vizionplus.tv