Subscribe

Numri i madh i lojtareve te kombëtares shqiptare qe kane lindur dhe janë rritur ne Zvicër, qofte edhe ne aspektin sportive, e bën edhe me forte dhe interesante ndeshjen kundër kombëtares helvete ditën e shtune. Shume media te mëdha sportive ne Evrope, kane shkuar edhe me tej duke e konsideruar përballjen e grupit A mes këtyre dy kombëtareve edhe si një sfide derbi. Kjo për një arsye të thjeshte, jo vetëm që shumë lojtarë të Shqipërisë janë rritur në klubet zvicerane si Ajeti, Gashi, Abrashi, Lenjani, Aliji, Taulant Xhaka, Kukeli etj, por këtij fakti i shtohet edhe prania në ekipin e Zvicrës e shumë lojtarëve me origjine shqiptare si Shaqiri, Behrami, Xhemaili, Mehmedi, Tarashaj e mbi te gjitha Granit Xhaka qe si rrallëherë ne ndonjë kompeticion, luan nje sfide brenda familjes kundër vëllait te tij Taulantit. Lojtarët nga te dyja kampet janë munduar të ruajnë ekuilibrat në deklaratat e tyre për të mos e acaruar pragsfidat, megjithatë mediat e huaja e në mënyre te veçante ato zvicerane, tentojnë herë pas të gjejnë detaje te veçante që i kujtojnë lojtarëve kuqezi lidhjen e tyre me Zvicrën. Së fundmi është publikuar edhe një foto e Amir Abrashit me uniformen e ushtarit në shtetin helvet, një shkrim që vjen pas konferencës për shtyp të një ditë më parë të mesfushorit të palodhur, i cili deklaronte krenarinë e tij që përfaqësonte Shqipërinë, por duke shprehur respekt për Zvicrën vendi ku u lind, rrit dhe u edukua. Nderkohe Granit Xhaka i ka hedhur pak benzine zjarrit, duke iu rikthyer pyetjes së njohur nëse do të kishte zgjedhur apo jo të luante për Shqipërinë. “Shqipëria nuk kishte interes ne ate kohe kur unë duhet te zgjidhja. Drejtuesit e Zvicrës me donin me ngulm dhe kjo e beri vendimin tim me te lehte, – shprehet mes te tjerash për faqen e UEFA-s, mesfushori qe sapo ka firmosur për Arsenalin. Ndërkohe veç pjesës se programi stërvitor, federata shqiptare ka treguar kujdes edhe per imazhin. Mbrëmjen e se mërkurës u inaugurua ne qytezën “Perros Guirec” “Shtëpia e Tifozëve”, nje dyqan i improvizuar ku tifozë shqiptare, por edhe banore vendas, mund te blejnë fanella, tuta dhe suvenire te ndryshëm si varëse çelesash, USB, syze gazmore, shkumësa kuqezi, kapele, me varëse me logon e FSHF. Ne këtë ceremoni, morën pjese veç skuadrës dhe drejtuesve te FSHF-se edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Francë Dritan Tola dhe Kryetarin e Bashkisë së Perros Guirec Erven Leon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *