Ka nisur me tensione seanca plenare e ditës së sotme.

 

 

Shkak për debatin u bë përshpejtimi i procedurës për projektligjin e investimeve në Portin e Durrësit.

 

 

Kryeministri Edi Rama mori fjalën për tu kthyer përgjigje opozitës në lidhje me akuzat për këtë projektligj.

 

 

 

“Me çfarë kurajo çohesh këtu e hedh gjithë këtë baltë mbi këtë personalitet të ekonomisë globale, që vjen në Shqipëri  si rezultat i një marrëdhënie startegjike prej të cilës po ndërtohen në Spitallë 2000 apartamente. Dhe falë të cilës bëhet një investim që nuk është bërë ndonjëherë që e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme në Mesdhe dhe ndërkohë që këtu as u miratua gjë e as u diskutua, thjesht u fut me procedurë të përshpoejtuar një prjekt ligj.

 

Sepse kështu e mendojmë ne që duhet. Nuk kemi kohë për të humbur, kemi një vit që e negociojmë këtë kontratë. Por ju jeni ca të mbaruar të pafytyrë, që nuk keni as fe as atdhe, sepse çoheni këtu që në sabah e merrni nëpër gojë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhajat e botës.  Këta jeni ju.

 

Ti gjel deti Peqini mos bërtit (Edi Rama-Dashnor Sulës). Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj.  Për cfarë i morët paratë së ruse? Thoni që nuk i keni marrë ato para.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *