E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nusja i vë zjarrin shtëpisë në Fier, burri nuk e la të ikte tek prindërit

Problemet brenda familjes kanë sjell një ngjarje të rëndë në fshatin Grecalli të Fierit.

 

Reklamë

Rudina Gjika I ka vënë zjarrin shtëpisë së saj pas një debate me bashkëshortin e saj.

 

Shtëpia është shkrumbuar totalisht pavarësisht mbërritjes në fshat të zjarrëfikësve.

 

Për fat të mirë asnjë nga dy fëmijet e ciftit Gjika nuk kanë qënë në banesë.

 

Në rrëfimin dhënë për mediat kryefamiljari Adrian Gjika 43 vjec tha s ekishte pasur probleme edhe në të kaluarën me bashkëshortën, madje e kishte dërguar tek familharet e tij edhe para 6 muajsh.

 

Ai tha se edhe këtë here gruaja kishte kërkuar të shkonte tek familja e saj. Adriani mendon se gruaja e tij ka qënë në depresion në momentin që I ka vënë zjarrin shtëpisë.

 

Forcat e rendit kane arrestuar Rudina Gjiken e cila shkrumboi shtepine e saj.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë