Numri i personave pa vende të punës në Shtetet e Bashkuara ka arritur në shifra rekorde, teksa ekonomia përballet me vështirësi për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri.

Rreth 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar benefite që u takojnë të papunëve për javën e 21 marsit, ështët thënë në të dhënat e Departamentit të Punës.

Rekordi i kaluar ishte shënuar më 1982, kur numri i të papunëve kishte arritur në 695,000.

Kjo rritje e numrit të papunëve i jep fund zgjerimit të ngadalshëm por të qëndrueshëm të tregut të punës.

Ky lajm vjen pas mbylljes së restoranteve, teatrove, hoteleve dhe palestrave në Shtetet e Bashkuara.

Kompanitë e prodhimit të makinave kanë ndalur dukshëm veprimatrinë, përderisa udhëtimet ajrore kanë rënë në mënyrë drastike.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 69,197 persona të infektuar me koronavirusin e ri, derisa rreth 1,046 kanë vdekur nga kjo sëmundje./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *