Drejtori rajonal i Organizates Boterore te Shendetesise per Evrope, Hans Kluge u shpreh se situata e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit paraqitetet serioze në Evropë.

Ai deklaroi se numri i rasteve të reja me COVID-19 është më i lartë sesa në muajin mars, kur pandemia arriti kulmin.

Në një deklaratë zyrtare, Kluge theksoi se javën e kaluar, numri i përgjithshëm javor i rasteve të regjistruara në Evropë tejkaloi 300 mijë, ndërsa më shumë se gjysma e vendeve evropiane në dy javët e fundit kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *