Numri i lartë i aksidenteve rrugore të shënuara së fundmi, ka bërë që Policia Rrugore të ndërmarrë një fushatë informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e qytetit të Korçës mbi rregullat e qarkullimit rrugor dhe rëndësinë që ka respektimi i tyre për shmangien e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës.

Nën moton “Kujdes, Çmoje Jeten”, punonjës dhe drejtues të qarkullimit rrugor janë ndalur në shkollën Stavri Themeli duke bashkëbiseduar me nxënësit dhe duke i informuar mbi numrin e lartë të aksidentëve rrugore, të cilat vijnë si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor:

 

 

Shefi i Policisë Rrugore për qarkun Korçë Ervin Dervishaj ka mbajtur një orë të hapur mësimore, për t’i njohur me rregulloren e Kodit Rrugor, parimet që duhen respektuar si dhe sinjalistikën rrugore pasi në një të ardhme ata do të përballen me situata të ndryshme në terren kur të jenë drejtues mjetesh.

Nxënësve u janë shpërndarë edhe fletëpalosje me informacione të rëndësishme lidhur me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *