Subscribe

 

Në Kosovë ka nisur këtë të mërkurë procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave me poste. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi bëri të ditur se procesi i numërimit pritet të përfundojë brenda dy ditëve.

 

 

VALMIR ELEZI

 

 ZEDHENES NE KQZ

 

“Ju njoftoj se në këto momente po filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019. Ky numërim fillon pas vlerësimit që është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit nga jashtë vendit.”

 

 

Lidhur me pakot me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia, zëdhënësi i KQZ-së tha se aktualisht ato janë duke u hetuar nga institucionet përkatëse.

 

 

 

“Ju e dini se aktualisht ato zarfe ato dërgesa janë duke u hetuar nga organet përkatëse dhe për çdo gjë do t’ju mbajmë të informuar ndërkohë”

 

Të gjithë shtetasit e Kosovës në diasporë kane shprehur vullnetin e tyre me vote nepermjet postes. Ndërsa për votat nga diaspora që kanë ardhur me vonesë, Elezi u shpreh se nuk do të përfshihen në procesin e numërimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *