E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Numërohen 98.08% e votave, ja diferenca VV-LDK

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në Kosovë vijon me numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të së dielës.  Sipas të dhënave të deritanishme  në renditjen e partive politike sipas votave të marra nuk ka ndonjë ndryshim të madh në krahasim me ato që ishin publikuar më herët.

 

Nga 98.08 % të votave të numëruara deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsej 200.454 vota ose 25.54 për qind,  Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në këto zgjedhje garoi me Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre, ka 195.096 vota ose 24.86 për qind.

 

Reklamë

Partia Demokratike e Kosovës, kryetari i së cilës Kadri Veseli, mbrëmë tha se do të qëndrojnë në opozitë, ka grumbulluar 165.784 vota ose 21.13 për qind, ndërsa e katërta nga renditja është koalicioni i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, AAK-PSD me 90.571 vota ose 11.54 për qind.

 

Ndërkohë Lista Serbe, e mbështetur nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka 52.529 vota ose 6.69 për qind.

 

Koalicioni NISMA-AKR-PD duket se do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi deri më tash nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke fituar vetëm 38.398 vota ose 4.89 për qind.

Më shumë video

Reklamë