Në Zonën e Administrimit Zgjedhor nr. 89 që përfshin bashkinë e Himarës, procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit, me 35 nga 36 kutitë e votimit të përfunduara dhe vetëm një kuti në proces.
Sipas rezultateve paraprake:
Partia Socialiste (PS) ka marrë 3,032 vota
Partia Demokratike (PD) ka grumbulluar 2,355 vota
Partitë e tjera kanë marrë së bashku 603 vota
Vota të pavlefshme janë regjistruar 230
PS mban aktualisht një epërsi prej 677 votash ndaj PD-së. Procesi ka vijuar në mënyrë të qetë dhe pa incidente, ndërsa vëzhguesit kanë qenë të pranishëm në çdo hap të numërimit.
Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, ndarjen e mandateve, votat për kandidatët dhe votën e diasporës përmes platformës së mëposhtme.
GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE
/vizionplus.tv





