Në një pjesë të KZAZ në vend po vijon numërimi i votave. Referuar të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në avantazh ngelet Partia Socialiste, e cila ka siguruar 72 mandate deri tani, me 656.339 vota të marra.

 

Në vendin e dytë është Partia Demokratike, me 59 mandate ose 530.665 vota, kurse LSI mbetet forcë e tretë me vetëm 6 mandate ose 91.089 vota.

 

Vendi i katërt i takon PSD së Tom Doshit, që ka marrë vota sa për tre mandate, të paktën nga numërimi i deritanishëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *