E mërkurë, 23 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 17:20 Në vijim ora 17:20: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Numërimi për kandidatët do të fillojë nesër në orën 9:00

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje atyre KZAZ-ve që ende nuk e kanë filluar procesin e numërimit për kandidatët për deputetë, ta nisin nesër në orën 9:00.

 

Në një deklaratë për mediat, Celibashi sqaroi se në KZAZ-të që ka filluar ky proces, numërimi do të vijojë deri në orën 24:00.

 

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00.”

Më shumë video

Reklamë