E enjte, 17 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Numërimi në Tiranë nis në mesnatë

Ilustrim · Vizion Plus

Në KZAZ në Tiranë është kryer ose po vijon ende dorëzimi i materialeve zgjedhore. Në ato KZAZ ku dorëzimi ka përfunduar, po vonon regjistrimi i procesverbaleve.

 

Për këtë arsye, procesi i numërimit pritet të nisë vetëm në mesnatë. Gazetari i “Vizion Plus”, Thimi Samarxhiu tha për “Zgjedhje 2021” se në KZAZ 31 kanë mbërritur të gjitha kutitë e votimit.

 

“Të gjitha kutitë kanë mbërritur, në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, KZAZ 31, e cila mbulon Njësinë 1 në Tiranë. Të 56 kutitë kanë mbërritur, po vonon procesi i marrjes në dorëzim. Diku nga mesnata pritet të nisë numërimi i këtyre kutive. Duhet të jenë rreth 20 mijë fletë votimi që do të numërohen këtu. Ka ende KZAZ ku po mbërrijnë materialet zgjedhore.”

 

Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe gazetarja Alba Xhani për KZAZ 39 në Muzeun Kombëtar:

 

“Kanë mbërritur të gjitha kutitë e votimit. Numërimi nuk nis edhe për një orë e gjysmë sepse merr kohë të caktuar edhe procesi i regjistrimit të procesverbaleve.”

 

Ndërkohë, votat po numërohen në Memaliaj, Pustec dhe Poliçan.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh