Dy nga 133 qendrat e votimit në Kamëz nxjerrin në avantazh kreun aktual të kësaj bashkie, Rakip Sulin.

 

Ndonëse pjesëmarrje në qendrat e votimit të numëruara është e ulët, rezultati ka mjaftuar për të nisur festën.

 

Në qendrën e parë ku kanë votuar 241 persona, Rakip Suli merr 143 vota, Arjan Hoxha 85 vota ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 6 vota. Në qendrën e dytë nga 191 fleta votimi të numëruara, Rakip Suli ka marrë 130 vota, Arjan Hoxha 50 vota, ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 8 vota.

 

Automjete me flamuj të subjekteve politike dhe fishekzjarret janë prezentë në Kamëz për të festuar fitoren e parakohshme.

 

Fitorja pretendohet nga opozita, njësoj si nga Partia Socialiste, ndërsa procesi i numërit është në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *