Mes 21 rasteve të reja të konfirmuara me covid 19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, 13 të infektuar janë në ambientet e qendres spitalore universitare Nene Tereza, 6 nga te prekurit jane bluza te bardha.

Ministria e shëndetësisë sqaron se të gjithë të infektuarit janë në Tiranë.

Numri i të shtruarve në spitalin infektiv është rritur, ndërsa 3 pacientë janë në terapi intensive.

Deri më tani 800 të infektuar me covid 19 janë shëruar.

Ndërsa testimet vazhdojnë, autoritetet shëndetësore apelojnë që qytetarët të tregohen të kujdesshëm si me higjienën personale ashtu edhe në distancimin fizik.

Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.ga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)


Testime totale 15094
Testime molekulare 13768
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1050
Raste të shëruara 812
Raste Aktive 205
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:


Tiranë 101
Durrës 51
Krujë 23
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *